Brahimi: Konflikti i Sirisë rrezikon t`i vërë flakën rajonit


I dërguari ndërkombëtar i paqes Lakhdar Brahimi tha të mërkurën se konflikti 19-mujor i Sirisë mund të t`ia vë flakën gjithë rajonit.

Brahimi, i cili bëri këto komente në Bejrut, tha gjithashtu se kriza siriane është një proces “shumë, shumë i vështirë”, por tha se ekziston, siç e quajti një shans “mikroskopik” që një armëpushim të çojë në zgjidhje të konfliktit.

Të martën, Paulo Pinheiro Sergio, kreu i komisionit të OKB-së që heton abuzimet e të drejtave të njeriut në Siri, tha se ekziston frika se qindra militantë të huaj që kanë ardhur në Siri, nuk po luftojnë për “ndërtimin e një shteti demokratik”, por “për agjendën e tyre radikale”.

Anëtarët e Komisionit thanë se nga intervistat kanë mësuar se luftëtarët e huaj kanë ardhur në Siri nga rreth “11 vende”, duke përfshirë edhe shtetet fqinje të Sirisë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.