Kampion për numrin e femrave që ka pasur në krah, e mban sigurisht bukuroshi Lorik Cana. Zyrtarisht ai ka pranuar vetëm dy lidhje: atë me Zana Krasniqin dhe, këtë të fundit me një vajzë misterioze italiane....
Por, Lorik Cana mbetet padyshim një “Don Zhuan” i kombëtares. Pamja fizike e djaloshit nga Gjakova, fama, por edhe paratë, e bëjnë atë një personazh shumë të preferuar të femrave. Loriku ka pasur histori të shumta, një pjesë e madhe e të cilave të bëra publike edhe pse ai vetë ka bërë komente. Në fillimet e karrierës së tij në Francë, ai bëri një vizitë në Shqipëri, në plazhin e Dhërmiut, me një modele braziliane, duke u fotografuar në bregdetin jonian bashkë me të. Në Francë, Loriku është përfolur gjatë për një lidhje edhe me Clara Morgane, një pornostare e njohur franceze. Por, vetë futbollisti nuk ka pranuar kurrë të kishte një histori me të. Më pas, dashuria mes tij e Zana Krasniqit, modeles së njohur kosovare, zuri për një kohë të gjatë faqet e para të shtypit rozë, derisa të dy bënë të ditur ndarjen. Më pas, një vizitë në Shqipëri nën shoqërinë e një modeleje franceze, sërish në plazhin e Dhërmiut. Në Angli, ishte “Bluetooth” që zbuloi foton e të dashurës së tij, një bionde me të cilën Loriku pati dalë në foto gjatë një mbrëmjeje mes miqsh. Ndërkohë, me vajtjen në Turqi te skuadra e Gallatasarajit, u përfol shumë lidhja e tij me Adelina Tahirin, këngëtaren e njohur kosovare, por që mbeti thjesht në aspektin e “fjalëve”. Më pas, vjen “aventura” aktuale, ajo me një vajzë italiane, gjë që Cana e ka pranuar vetë, por që ende nuk e ka shfaqur. Gjatë pushimeve të këtij viti në Shqipëri, ai ka qenë nën shoqërinë e saj në plazhet e Jugut. Dashuria e jetës së Erjon Bogdanit mban emrin Rosela. Ajo është e bukur, modele dhe juriste italiane. Bashkë me futbollistin tonë të talentuar ata e kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë madhështore dhe vazhdojnë të jetojnë të lumtur. Të njëjtën rrjedhë ka pasur dhe jeta e një prej mesfushorëve më të mirë të kombëtares sonë, Klodian Duros, sot futbollist i “Tironës”. Në jetën e tij sot ka dy femra të rëndësishme. Bashkëshortja e tij quhet Dorina dhe vajza e tyre e vogël që mban emrin Deana. Është e sigurt që Kristi Vangjeli ka një femër përkrah, por identitetin e saj nuk arritëm ta zbulonim dot. Në një intervistë të dhënë para disa kohësh ai ka treguar për të dashurën e tij duke thënë: “Më në fund e kam gjetur atë që më mungonte dhe tashmë më plotëson”. Në këtë foto futbollisti Vangjeli shfaqet përkrah një femre, por nuk e dimë nëse është pikërisht “ajo që e plotëson”.
Duket se emri Rosela i tërheq futbollistët shqiptarë. Rosela quhet edhe e dashura e Hamdi Salihit. Ajo është një farmaciste që jeton në New York. Biondja bukuroshe që shihni në foto quhet Risola. Sipas informacioneve që kemi, ajo prej pak kohësh është e fejuara e futbollistit Gilman Lika. Një tjetër futbollist që është fejuar rishtazi është Andi Lila. Ornela është emri i vajzës që i ka marrë zemrën, futbollistit të talentuar të Kombëtares, me të cilin ai jeton prej kohësh një histori të bukur dashurie. Sakaq, një tjetër çift, i celebruar me martesë është edhe Tefik e Irsa Osmani. Të dy bashkë kanë vendosur që pas akumulimit të disa fazave të rëndësishme ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.
/Bluetooth/
0 commenti:
Posta un commento