Presidencialet, amerikanët votojnë sot mes Obamës dhe Romney

voting in USA
Gjithë bota sot mban frymën për të mësuar për atë që do të jetë njëriu më i fuqishëm politikisht në botë.  Shtetet e Bashkuara mbajnë sot zgjedhjet presidenciale, pas  fushatës më të shtrenjtë në historinë e SHBA-së që vazhdoi ethshëm deri në momentin e fundit, e ndërsa tani  fjala u takon mbi 100 milionë votuesve për të zgjedhur presidentin e  45-të.
Rreth 24 milionë kanë votuar tashmë përmes një procedure të njohur si votim i hershëm.  Numri më i rëndësishëm megjithatë është 270, numri i anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që i siguron kandidatit fitoren për në Shtëpinë e Bardhë.
Krahas me garën për postin e Presidentit, zhvillohet edhe gara për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 vendet e Senatit. Në përgjithësi, ekspertët  parashikojnë që republikanët do të vazhdojnë të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Demokrate mund të ruajë një shumicë të vogël në Senat.
Para 4 vjetësh, Barack Obama u zgjodh presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara e para votimit ai i bëri sërish thirrje elektoratit të besojnë te ndryshimi.
Obama thotë se pas katër vitesh si president, ai ende përfaqëson ndryshimin e vërtetë në Uashington. Barack Obama është presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara.
Në ditën e fundit të fushatës, Presidenti Obama vizitoi Wisconsin, Iowan dhe Ohion për t’u ndalur në fund, në Chicago. Mitt Romney, ishte në Florida, para se rikthehet në Virginia. Në ditën e votimit ai do të vazhdojë fushatën në Neë Hampshire dhe Ohio. Të dyja fushatat u përqendruan në më pak se 10 shtete që pritet të përcaktojnë rezultatin përfundimtar të garës si Ohio apo Florida.
Sondazhet  tregojnë se elektorati është pothuajse i ndarë në mënyrë të barabartë, por me një avantazh të lehtë për Obamën në shtetet  ku gara është më e fortë.
Megjithatë pavarësisht dëshirës që mund të ketë çdokush  nga ne për  kandidatin që pret të fitojë, kjo është tashmë në dorë të vetë amerikanëve të cilët do të vendosin për   zotin e ri të Shtëpisë së Bardhë.
Votimi dhe e drejta e votës
Votimi është një nga të drejtat dhe detyrat më të rëndësishme të qytetarit. Kushtetuta amerikane u rezervon 50 qeverive shtetërore autoritetin për të përcaktuar kualifikimet e votuesve dhe mënyrat e votimit në shtetin e tyre.
Kur u miratua Kushtetuta dy shekuj më parë, votimi ishte i kufizuar mes burrave të bardhë dhe në shumë shtete njerëzve u kërkohej të kishin një pronë me vlerë të caktuar për të patur të drejtë për të votuar.
Por ndërsa amerikanët gjithnjë e më shumë filluan të kërkonin të drejtën e votës, qeveritë shtetërore i ndryshuan këto dispozita.
Kushtetuta u përditësua në vitin 1870 për të mbrojtur të drejtat e skllevërve të sapo çliruara, duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të votuar. Shtojca e 15 e Kushtetutës thekson se e drejta për të votuar nuk duhet të mohohet për shkak të racës apo ngjyrës së lëkurës.
Në vitin 1920, qeveritë shtetërore ratifikuan Amendamentin apo shtojcën e 19-të për garantimin e votës për gratë. Sepse disa shtete përdornin padrejtësisht listat e taksave, provimet e alfabetizmit dhe kufizime të tjera për të përjashtuar nga votimet pakicat.
Kongresi amerikan miratoi Aktin  e të drejtës së votës në vitin 1965. Ky akt fuqizoi zyrtarët federalë për të marrë përsipër regjistrimin e votuesve në disa juridiksione ku zyrtarët vendorë kishin diskriminuar votuesit e pakicave.
E drejta e votës u zgjerua më tej në vitet 1970. Mosha ligjore për të votuar në shumicën e shteteve ka qenë 21 vjeç. Amendamenti i 26-të vendosi që mosha ligjore për të votuar në të gjithë vendin të jetë 18 vjeç.
Sot shumica e amerikanëve të cilët mund të votojnë, e të bëjnë këtë. Për shumë njerëz, votimi është një akt i rëndësishëm e gjithashtu i thjeshtë i detyrës qytetare, që merret si e dhënë, por kryhet me krenari dhe seriozitetin e qëllimit. Edhe pse tani të njohura për amerikanët, zgjedhjet demokratike sot ende mungojnë në shumë pjesë të botës.
Demokracitë si kjo e Amerikës, janë themeluar në besimin se njerëzit kanë të drejtë dhe urtësi të vendosin se kush do t’i qeverisë ata. Siç e kanë treguar zgjedhjet e kaluara, pasi vendimi është marrë, amerikanët e respektojnë atë.
Zgjedhjeve e vitit 2012 pritet të jenë me rezultat nga më të ngushtët deri më sot, dhe me sfida e probleme të mundshme si ato në votimet e vitit 2000, mund të duhen ditë para se të dalë se kush ka fituar. Por siç ka thënë presidenti Abraham Linkoln, nuk mund të ketë ankesa të suksesshme ndaj një zgjedhjeje të drejtë, përveçse në zgjedhjet e ardhshme.

 kjkjkj

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.