Meta apel nga Berati: Të gjithë t`i themi "po" integrimit


Kreu i LSI-së, Ilir Meta nga Berati bën apel forcave politike të votojnë tre çështjet e rëndësishme që i janë kërkuar Shqipërisë nga BE-ja për ti thënë "PO" fuqishëm dhe pa kushte integrimit të vendit në muajin dhjetor. 

Pas disa takimeve të zhvilluara në fshatrat Velabisht e Duhanas të komunës së Velabishtit, kryetari i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e djeshme një takim me anëtarë e simpatizantë të LSI-së në Pallatin e Kulturës "Margarita Tutulani" në qytetin e Berati.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se LSI do ti japë Shqipërisë dhe shqiptarëve një status të ri, statusin e qytetarit europian dhe ky është një premtim që do ta mbaj ashtu siç mbajtën edhe premtimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Duke qënë të gjithë të bashkuar, ne do të bëjmë më shumë për sfidat e integrimit, por edhe për Qarkun e Beratit.

Në përfundim të fjalës së tij lideri i LSI-së Ilir Meta ka shpërndarë edhe kartat e anëtarësimit për 200 anëtarë të rinj të LSI-së në Berat, ndërkohë që në fshatrat Velabisht e Duhanas ka shpërndarë 300 karta anëtarësimesh të reja.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.