Seanca dëgjimore me Halimin, PD: Socialistët ishin të turpëruar


Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me seancën dëgjimore të ministrit të drejtësisë Eduart Halimi në komisionin parlamentar të ligjeve.

Zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi deklaroi se deputetët e PS-së zgjodhën në seancë heshtjeje duke mos I bërë asnjë pyetje ministrit në lidhje me dëmshpërblimin e ish të burgosurve politik.

"Ministri Halimi në këtë seancë i njohu qytetarët me faktet që ligji përcakton normën e dëmshpërblimit dhe kjo është më e larta se të gjitha vendet e rajoni. Ministri Halimi informoi se kësaj shtrese i janë dhënë 103 milionë dollarë dhe lekë privatizimi. Grevistët kanë privatizuar fabrika e ndërmarrje me vlerë 900 mijë. Zoti Halimi i njohu qytetarët se aleanca Rama-Tufa ka marrë sëbashku 256 mijë dollarë lekë privatizime dhe grevistët kanë marrë apartamente, kanë privatizuar fabrika dhe toka turistike. Deputetët e aleancës Rama-Tufa nuk i bënë asnjë pyetje Halimit sikur të ishte seancë heshtjeje ” tha Bardhi.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.