Tadiç: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në interes të të gjithëve


Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka sqaruar edhe njëherë planin e tij katër pikësh për të cilin thekson  se ofron një zgjidhje, e cila do të ndihmonte në pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe në normalizimin e jetës për të gjithë në Kosovë.
Në një intervistë për një televizion kroat, Tadiç theksoi se plani i tij bazohet te qëndrimi i ndërkombëtarëve lidhur me Kosovën.
“Jam nisur nga qëndrimi i fuqive ndërkombëtare, të cilat e kanë në dorë fatin e Kosovës, e të cilat thonë se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës. Në anën tjetër nga qëndrimi i prerë i Serbisë se nuk mund të ketë njohje të Kosovës“, ka thënë Tadiç.
Ai ka sqaruar gjithashtu se ai ka propozuar që të ketë një status special për veriun, të ketë mbrojtje të serbëve edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe të objekteve kulturore dhe fetare serbe, dhe që të ketë raporte normale mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Plani im është i ngjashëm me modelin e dy Gjermanive madje ofron dhe më shumë sesa ky model. Normalizimi do të ishte në interes të të gjithëve. Kosova dhe Metohia është një treg i natyrshëm për prodhimet nga Serbia, ndërsa Serbia është një mbështetje e natyrshme për shqiptarët“, ka thënë ish-presidenti i Serbisë, Tadiç.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.