Të burgosurit e Peqinit, në grevë, kundërshtojnë amnistinë


Një grup të burgosurish në burgun e Peqinit kanë nisur një grevë urie. Vendimi për futjen në grevë ka ardhur nga pakënaqësia që ka shkaktuar amnistia që do të shpallej me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Fillimisht ka qenë një grup prej katër të dënuarish, por më pas me ta janë solidarizuar edhe mjaft të tjerë për të filluar grevën e urisë duke refuzuar ushqimin e burgut, por edhe atë të sjellë për ta nga familjarët.

Sipas të burgosurve amnistia prek të burgosurit që pothuajse e kanë përfunduar dënimin prandaj kërkojnë të rivlerësohen vendimet e gjykatave për të përfituar nga amnistia. Greva e të dënuarve në burgun e Peqinit vjen pas asaj në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe të Fushë-Krujës. Drejtori i këtij institucioni Dashamir Xhika  tha se të dënuarve ju është bërë i qartë ligji për amnistinë dhe aktualisht në këtë burg nuk ka patur asnjë lloj incidenti.

Sipas projektligjit të miratuar javën e kaluar nga Këshilli i Ministrave, 2546 persona do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Nga këta përfitojnë 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve, 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative dhe 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.