Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i është përgjigjur sot ofertës së kryeministrit Berisha për zgjidhjen e qarkut të Fierit.
Duke folur në seancën e Kuvendit, Ruçi theksoi se s`do të ketë marrëveshje politike për të shkelur ligjin.
“Në ofertën tuaj ju nuk keni argumenta. Me ligjlacionin e çdo vend demokratik se nuk ka mocion për të zgjedhurit. Ju e dini shumë mirë se sipas ligji mandatet ratifikohen sipas ligjit në radhë të parë nga prefekti dhe ai Ia çon kryetarit të qëndrës dhe i thërret ai anëtarët. Pikërisht ky mocion u atakua në gjykatë dhe gjykata me vendimin e formës së prerë e rrëzoi këtë ofertë, ishte kjo gjykatë që i ka thënë jo kësaj oferte që është anti kushtetuese dhe anti ligjore. Kjo është çështja e raportit që ti ke me ligjin dhe me vendimet e organeve të drejtësisë. S`ka marrëveshje politike për të shkelur ligjin dhe kushtetutën, për të hedhur në koshin e plehrave vendimet e gjykatave. Ju o bëni budallain, ose jeni budalla apo as njëra as tjetra por je kokrra e mashtuesit” tha Ruçi
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit Berisha i cili ka theksuar se ligji e parashikon një mocion për këshilltarët.
Ligji iu njeh këshilltarëve të komunave dhe bashkive për dhënien dhe heqjen e mandatit. Neni 33 autorizon këshillat e komunave për tu dhënë ose hequr anëtarëve të këshillit dhe komunave. Neni 52 përcakton mënyrën e ndërtimit të këshillave të qarkut” tha Berisha.
Share
& Comment
Tweet