Berisha: Pres deri në 19 nëntor për ligjet. Ruçi: Berisha gënjen për 3 ligjet

Kryeministri Berisha ka kërkuar sërish nga opozita të miratojë ligjet e kërkuara për marrjen e statusit. Duke i qëndruar ofertës për Fierin, Berisha ka thënë në sallën e Kuvendit se ai është i hapur në çdo orë të ditës e natës, deri në datën 19 për të mbledhur Kuvendin për votimin e tre ligjeve.

“Këto ligje krahas rëndësisë që kanë me thelbin e tyre, për fushën ku veprojnë, marrin rëndësi universale që ka të bëjë me projektin dhe ëndrrën e çdo shqiptari. Çdo shqiptar i ka sytë dhe zemrën në këtë sallë, për votimin e këtyre tre ligjeve të kërkuara nga KE. Këto ligje kanë të bëjnë me atë projekt që bëjnë shtyllën kryesore të premtimit të të gjitha forcave politike, të programit të tyre. Projekte që këto parti kanë hapur dhe kanë mbyllur fushatat elektorale se do të bëjnë gjithçka për ta bërë realitetin ëndrrën e shqiptarëve. Nëse do doni të votoni në çdo kohë si kryeministër me atributet që kam jam i gatshëm të thërrasë Parlamentin deri në datën 19 në mënyrë që ti çojmë Bruskelit atë mesazh ” tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se shqiptarët presin që tu jepet përgjigje 3 ligjeve që presin që nga gjysma e dytë e muajit shtator për tu votuar ndërsa shtoi se deklaratat e kreut të opozitës se nuk do t`i votojë pa u zgjidhur më parë çështja e Fierit është një preteks i cili merr një peshë të veçantë kur bëhet  në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit.

“Edhe njëherë dua të theksoj se këto ligje i bëjnë nder një vendi demokratik pasi ligji për Gjykatën e Lartë i jep mundësinë kësaj gjykate jetike për sistemin e drejtësisë të përmirësoj punën e vet, ta profilizojë punën dhe gjykimin në përputhje me ligjin që ka miratuar ky parlament. Ky ligj i jep mundësi jgyykatës të ngrejë kolegjin administrative, kërkesë kjo e opozitës gjatë shqyrtimit të ligjit për gjykatën administrative, të reformimit të saj në përputhje me standartet e reja të domosdoshme për integritetin e vendit” tha Berisha.

Ruçi: Berisha gënjen, 3 ligjet janë diskutuar në mënyrë të njëashme në komisione

Kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi i ka cilësuar si gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Berisha se 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli ndodhen prej 2 muajsh në Parlament.
Në replikë me kryeministrin, Ruçi ka theksuar se diskutimi i ligjeve në komisionet parlamentare është bërë në mënyrë të njëanshme.

“Kryeministri e nisi fjalën se  tre projektligjet kanë 2 muaj që presin në Parlament. Këto janë gënjeshtra. Gënjeshtra e parë është që projektligji për Gjykatën e Lartë që ti thua është bërë në mënyrë konstruktive është bërë në mënyrë të njënashme.  Gënjeshtra e dytë është për ligjin për nënpunësin civil për të cilin thua se është në tryezën e parlamentarëve. Ky ligj është bërë në një diskutim të njëashëm vetëm nga deputetët e mazhorancës. Procesverbali i komisionit të ligjeve të datës 02. 10. 2012 e tregon këtë” tha Ruçi.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.