Një 19-vjeçar është plagosur rëndë me thikë pas një grindje për motive të dobëta.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Cërrikut ku një 19-vjeçar është goditur me thikë nga 33-vjeçari Çelo Çani nga Jagodina i cili u arrestua nga policia.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Share
& Comment
Tweet