Sekretarja Clinton në Tiranë, takohet me Nishanin

Mbërrin në Tiranë sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton.
Ajo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, pak pas orës 10.30 minuta ku u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm Edmond Panariti dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Aktualisht eskorta e zonjës Clinton ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku është takuar me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ku do të marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të “Urdhërit të Flamurit”.
Pas takimit me kreun e shtetit, zonja Clinton do të ketë një takim me kryeministrin Sali Berisha ndërsa  në mesditë sekretarja amerikane e Shtetit do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare.
Në seancën plenare të Kuvendit do të marrin pjesë edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë si dhe personalite të politikës shqiptare.
Pas kësaj, zonja Clinton do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj.
Ndërkohë mësohet se forcat e policisë kanë shoqëruar një grup ish të përndjekurve politik të cilët ishin tubuar para Parlamentit për tu takuar me sekretaren Clinton.
Vizita e sekretares amerikane të shtetit vjen në mbyllje të mandatit të saj katër vjeçar në këtë detyrë, dhe në 100 vjetorin e shtet-formimit të Shqipërisë.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.