Clinton: Bashkëpunim politik, zgjedhje të lira dhe luftë ndaj korrupsionit

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka kërkuar nga udhëheqësit shqiptarë të punojnë bashkarisht për të zhvilluar zgjedhje të lira si dhe për të luftuar korrupsionin.

Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, zonja Klinton theksoi se muajt në vazhdim janë kritike për integrimin e Shqipërisë prandaj duhet të plotësohen disa objektiva.

“Muajt që vijnë janë kritike. Si mikeshë dhe admiruese e Shqipërisë shpresoj që ju do te keni disa objektiva që dueht të arrini.  Zgjedhjet të jenë të hapura dhe të balancuara.  Kjo është për arsyet më të mria  që populli shqiptar të ketë besim tek ju si udhëheqës. Kjo  do t`i përcjellë edhe një mesazh edhe BE-së që politika po punon pa vështirësi” tha Klinton.

“I bëj thirrje jo vetëm udhëheqësve por edhe popullit shqiptar që të punojnë për t`i bërë zgjedhjet e ardhshme të suskesshme.  Në të njëjtën kohë është me rëndësi edhe kosolidimi  i shtetit,  zbatimi i ligjit dhe forcimi i institucioneve. Këto duhet të metralizohen se nëse kjo nuk ndodh kjo do të jetë përgjegjësi për udhëheqësit.  Duhet të bëni shumë për korrupsionin pasi ai bllokon zgjidhjet ekonomike dhe mbron udhëheqësit që s`kanë vlera morale. Eleminimi i korrupsioni kërkon një bashkëpunim dhe gjithë udhëhesësit duhet të punojnë për ta luftuar atë” shtoi Klinton.

Gjithashtu sekretarja Klinton theksoi se është nder që ajo ndodhet në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë.

“Është një nder i madh që ndodhem këtu sepse sot po bashkohem me ju kur festoni jubilenë e 100-vjetorit të pavarësisë dhe kjo ka qënë një fitore e madhe që ju keni luftuar shumë”.
Pasi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, zonja Klinton pëcolli mesazhin që  Shtetet e Bashkuara do të jenë pranë Shqipërisë edhe për 100 vitet e tjera.

“SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e parë dhe  ajo do të vijoë të qëndrojë pranë jush edhe për 100 vjetët e tjera” tha Klinton.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.