Bardhezinjtë e Juventus dominuan pjesën e parë, pro nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara para portës së Bolonjës. Kualjarela kaloi skuadrën në avantazh në minutën e 54-t të ndeshjes, ndersa te gjithe menduan se kampionët në fuqi të Italisë kishin siguruar fitoren. Por skuadra e Kontes nuk arrin të administrojë këtë avantazh dhe si rrjedhojë, vjen edhe barazimi I Bolonjezve me ane te Taider në minutën e 71-të, duke komplikuar planet e kryesuesve të kampionatit. Fatmirësisht për Juventus, Pol Pogba bëhet përsëri protagonist duke zgjidhur ndeshjen me një gol në minutën e 92-të, duke vërtetuar se është një nga blerjet më të goditura të merkatos së klubit në këtë sezon.
Pas kesaj fitore te vuajtur deri ne minutat e fundit Juventus mund të fillojë të mendojë për ndeshjen me Interin në fundjavë, që merr një rëndësi më të madhe duke parë se zikaltërit janë konfirmuar tashme si forca e dytë e kampionatit, ajo që tashmë në Itali quhet “anti-Juventus”.
Fitoret e te dy skuadrave ne mbremjen e djeshme e bejne me te bukur sfiden e fundjaves e cila pritet te dhuroje mjafte emocione.
Share
& Comment
Tweet