Futbollisti pastrohet në WC me kartëmonedha

“Futbollisti më i ndyrë i Britanisë së Madhe!” Ky është titulli i tabloidit “The Sun” që i drejtohet Liam Ridgewell, lojtarit të West Bromwich Albion, i cili ka bërë një foto në një WC duke u pastruar  me kartëmonedha prej 20 sterlinash në vend të letrës higjienike.

Në dyshemenë e banjës shihen kartëmonedhat e shpërndara që të grumbulluara bashkë bëjnë rreth 1 mijë stërlina.

Sipas “The Sun”, futbollisti fiton rreth 20 mijë sterlina në javë. Tabloidi shton se rroga që futbollisti merr në një javë është sa rroga mesatare vjetore në zonën e West Midlands.

Tabloidi thotë se fotoja është bërë në shtëpinë prej 1.8 milionë eurosh të futbollistit dhe se është dërguar në redaksinë e gazetës nga një tifoz.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.