Ekstradimet Shqipëri-Kosovë, nënshkruhet marrëveshja mes dy Ministrive


Kosova dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet në fushën e drejtësisë nëpërmjet firmosjes së tre marrëveshjeve dy palëshe për ndihmën e ndërsjelltë juridike në cështjet penale, ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar.

Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se këto marrëveshje bëjnë që institucionet të jenë më eficente në luftën kundër krimit, mes dy vendeve.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë 33 shtetas kosovarë që vuajnë dënimin në Shqipëri dhe 41 shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin nw Kosovë.

Nëpërmjet nënshshkrimit të këtyre tre marrëveshjeve , të dy institucionet homologe të drejtësisë kanë shprehur qëndrimin për vijimin e bashkëpunimit gjyqwsor në luftën kundër fenomeneve të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.