Një 63-vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar aksidentalisht nga çatia e një banese dykatëshe.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Tregan të Elbasanit ku 63-vjeçari Xhevit Salla është rrëzuar aksidentalisht ndërsa ishte duke punuar për riparimin e çatisë së banesës që ishte në pronësi të P.Ç.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit por ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë policia e Elbasanit ka arrestuar edhe dy vëllezër, pasi ishin në kërkim për dhunimin e Sh. Plakaxhiut.
Sipas policisë janë arrestuar dy vëllezërit Ali dhe Lutfi Pisha, përkatësisht 31 dhe 23 vjeç nga fshati Labinot Mal pasi kanë goditur me mjete të forta Sh. Plakaxhiun për motive pronësie.
Konflikti mes tre personave ka ndodhur në një lokal më datën 3 nëntor të këtij viti.
Share
& Comment
Tweet