Gjirokastër, arrestohet një i kërkuar për trafik droge

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të kërkuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas policisë është arrestuar 29-vjeçarin Bedri Shehaj i cili para dy muajve ka tentuar të transportojë 162.5 kg Mariuanë nga Lazarati në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë rreth orës 03.00  të mëngjesit  të sotëm në aksin rrugor Gjirokastër – Kordhocë , ku Shehaj po udhëtonte me automjetin me targa AA337 AL dhe me dokumenta të rreme.

Sipas policisë 29-vjeçari për t’i shpëtuar policisë kishte ndryshuar emrin  nga Toni Shehaj në Bedri Shehaj.
Ndërkohë, Gjykata  e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në burg” për 29-vjeçarin Shehaj  për veprën penale “të trafikut të lëndëve narkotike”.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.