Madonna çmendet në skenë

Ajo ka qenë gjithmonë protagoniste e paraqitjeve ekstravagante në skenë, sidomos në atë kohë që mund të konsiderohej si kulmi i karrierës së saj. Mirëpo, Madonna e ka çuar në një tjetër nivel, teksa ka shokuar me veprimet e saj në skenën e “Madison Square Gardens” të New York, në etapën e radhës së turit të saj. Veshur në mënyrë të pamjaftueshme me një bust të zi, e cila mezi mbulonte modestinë e saj e një palë geta rrjetë, 54-vjeçarja ka lëvizur nëpër skenë në mënyrë skandaloze. Kulmi ishte kur këngëtarja u ngjit mbi pjano, duke vendosur zonën intime të trupit të saj mjaft afër fytyrës së pianistit që po luante muzikë.

Më pas doli në qendër të skenës, duke prekur veten, për ta parë të gjithë dhe gjithashtu në një moment i ka hedhur vetes kartëmonedha dollarësh. Ndërkohë që në një moment është shfaqur edhe me pistoletë, të cilën e ka vënë në kokë, duke dhënë përshtypjen e një tentative për vetëvrasje. E të gjithë këtë e ka bërë para syve të djalit të saj 12-vjeçar Rocco, i cili është vënë paksa në siklet nga “bëmat” e të ëmës.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.