Nuk kanë fund telashet për Allegrin

Edhe pse është shprehur besueshmeria ndaj Alegrit, përsëri Guardiola mbetet një nga synimet e drejtuesve kuqezinj dhe mbi të gjithë për presidentin e Milan, Silvio Berluskoni.

Për të arritur te kjo tratativë presidentit të Milan i duhet të prezantojë një projekt fitues për të bindur ish teknikun e Barcelones për t’i thënë ‘Po’ dëshires së Milan për të marr drejtimin e stolit kuq e zi.

Për të bërë këtë Milan duhet të gjejë të ardhura të mjaftueshme për të plotësuar shijet e ish trajnerit Blaugrana.
Interesimi i disa Sheikeve Arabë për të investuar të klubi i Milan mund ta garantojë buxhetin e skuadres për të marrë teknikun “Iberik” i cili aktualisht po shijon pushimet ne SHBA. Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se Gurdiola vjen te Milan vetëm nëse Sheikët investojnë te klubi Italian që në këto momente është në një gjendjë të vështirë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.