PD i thotë jo tryezës së Ramës për Fierin

PD i thotë jo tryezës së Ramës për Fierin: Gati të diskutojmë 3 ligjet për integrimin

Pas apelit të kryesocialistit Edi Rama ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për shtyp thuhet se PD është e gatshme të ulet në cdo tryezë, të diskutojë me PS cdo amendament apo propozim që ajo mund të paraqesë për tekstet e këtyre ligjeve që prej 2 muajsh presin të votohen në Parlament.

Sipas PD, në deklaratën e tij Rama lidh përsëri votimin e ligjeve në Parlament me situatën e Fierit, gjëra këto, që nuk kanë asnje lidhje me njera- tjetrën. Për më keq, ai kërkon thirrjen e tryezës politike të partive parlamentare për të zgjidhur problemin e qarkut te Fierit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të vendimit të kesaj Gjykate.

Me këtë kërkesë, Z. Rama, dëshmon edhe një herë vullnetin e tij të pandryshuar, për të bllokuar votimin e ketyre ligjeve dhe statusin e kandidatit për Shqipërinë.

PD ka ofruar zgjidhje politike dhe kushtetuese për Qarkun e Fierit

“Në cdo vend të lirë demokratik, zbatimi i vendimeve të Gjykatës është një detyrim ligjor kushtetues i Institucionit të Përmbarimit dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit, të cilat funksionojnë vendosmërisht në të gjitha rastet që u kërkohet nga palët e interesuara . Zbatimi i tyre nuk mund të pëngohet nga ansjë forcë e vetme politike apo disa forca të mara sëbashku, ndaj edhe kjo nuk mund të jetë cështje e një debati tyrezash partiake por është detyrim madhor kushtetues .

Më poshtë vijon deklarata e plotë e PD:

Pas bllokimit prej dy muajsh të votimit në Parlament të tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Evropian si kushte për statusin kandidat të vendit dhe pasi vendosi në mbledhjen e paradites së sotme të Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste, bllokimin ditën e enjte të votimit të këtyre ligjeve, zoti Rama botoi sot pasdite një deklaratë në të cilën përpiqet të shpërndajë përgjegjësinë e bllokimit të votimit të këtyre ligjeve me forca të tjera parlamentare që kanë qënë dhe janë të gatshme në cdo kohë për votimin e tyre
Kështu, në deklaratën e tij ai lidh përsëri votimin e ligjeve në Parlament me situatën e Fierit, gjëra këto, që nuk kanë asnje lidhje me njera tjetrën. Për më keq, ai kërkon thirjen e tryezës politike të partive parlamentare për të zgjidhur problemin e qarkut te Fierit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të vendimit të kesaj Gjykate.

Me këtë kërkesë, Z. Rama, dëshmon edhe një herë vullnetin e tij të pandryshuar, për të bllokuar votimin e ketyre ligjeve dhe statusin e kandidatit për Shqipërinë.

PD është e gatshme të ulet në cdo tryezë, të diskutojë me PS cdo amendament apo propozim që ajo mund të paraqesë për tekstet e këtyre ligjeve që prej 2 muajsh presin të votohen në Parlament.
PD ka ofruar zgjidhje politike dhe kushtetuese për Qarkun e Fierit, mocionin për të gjithë këshilltarët e saj, pikërsisht atë akt ligjor të cilin Partia Socialiste me këshilltarët e saj e ka ushtruar:

- me datë 29/06/2012 në Komunën Dremenas,
- në dt. 28/08.2012 në prani të ish Kryeministrit Fino në Bashkinë Divjakë,
- me dt. 26/01.2012 në Komunën Bubullimë, ku ka hequr përfaqsues të shumicës dhe ka zgjedhur z. Alban Mësonjësi, përfaqësues të PS për anëtar të Këshillit të Qarkut,
- me dt24/08.2012 në Fier Shegan.

Në cdo vend të lirë demokratik, zbatimi i vendimeve të Gjykatës është një detyrim ligjor kushtetues i Institucionit të Përmbarimit dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit, të cilat funksionojnë vendosmërisht në të gjitha rastet që u kërkohet nga palët e interesuara . Zbatimi i tyre nuk mund të pëngohet nga ansjë forcë e vetme politike apo disa forca të mara sëbashku, ndaj edhe kjo nuk mund të jetë cështje e një debati tyrezash partiake por është detyrim madhor kushtetues .

Po në këtë kontekst, sot në qytetin e Fierit, Gjykata kishte percaktuar seancën gjyqësore për gjykimin në themel të cështjes së Qarkut të Fierit. Ishte PS që kërkoi shtyrjen për dy javë të tjera të gjykimit të cështjes për arsye të cilat i di vetëm z. Rama.

Gjatë kësaj periudhe PD ka bërë cdo gjë për të gjetur zgjidhje ligjore dhe kushtetuese për problemin e Fierit, i cili nuk ka asnje lidhje me votimin e ligjeve në Parlament, kurse z,Rama cdo ditë ka kërkuar dhe mbrojtur pretekste absurde për bllokimin e këtyre ligjeve të një rëndesie jetike për integrimin e vendit

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.