Zërat për një lëvizje të tillë po bëhen përditë e më të besueshëm, ndërsa burime që nuk pranuan të identifikohen kanë konfirmuar zhvendosjen e Anës në Britani, si dhuratë falënderimi nga presidenti Obama për mbështetjen financiare gjatë fushatës presidenciale.
Wintour, 63 vjeçe, e cila thonë se u bë frymëzim për personazhin e Miranda Priestley-t në filmin “Djalli vishet me Prada”, ishte një ndër mbështetëset më të forta të presidentit Obama dhe arriti të mblidhte miliona dollarë për fushatën e tij.
Posti i ambasadorit në vendet mike të SHBA-së zakonisht u jepet 10-shes së mbështetësve më të mëdhenj gjatë fushatës presidenciale.
Spekulimet në lidhje me emrin e Wintour janë shtuar edhe për shkak të pritshmërisë së ulët që ambasadori amerikan aktual në Britani, Louis Susman, të kërkojë një mandat të dytë.
0 commenti:
Posta un commento