PS abstenim për Llallën: Koha do tregojë nëse do mund të zbardhë 21 janarin

Deputeti Taulant Balla  ka argumentuar vendimin e PS për të abstenuar gjatë votimit në Kuvend të kandidaturës së Adriatik Llallës si kryeprokuror.

Duke folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Balla tha se vendimi për abstenim vjen për mosdakordësisë për procedurën dhe nuk ka të bëjë me emrin e kandidatit.

“Jemi kundër procedurës, jo kundër kandidaturës. Nuk e paragjykojmë kandidaturën e Llallës. Do ia lëmë kohës të tregojë se sa Adriatik Llalla do të jetë në gjendje të vërë drejtësi në vend. Do të jetë koha ajo që do të tregojë se sa kryeprokurori do të arrijë të ndëshkojë fajtorët e 21 janarit”, tha Balla.

Javët e fundit, maxhoranca dhe opozita kanë qenë të përfshira në debate të ashpra në lidhje me përfundimin e mandatit të Ina Ramës. Opozita e ka kundërshtuar fuqishëm largimin e saj nga ky post, duke theksuar se mandati i prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 23 maj 2013, datë që parashikohej nga ndryshimet kushtetuese që u bënë në vitin 2008.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.