Kreshnik Qato zbret në ring, në 1 shkurt mbron titullin e kampionit të Anglisë

Kampioni shqiptar i boksit Kreshnik Qato në një intervistë për Ora News, është shprehur se në muajin shkurt do të zbresë përsëri në ring për të mbrojtur titullin kampion i Anglisë. Qato ka nisur aktualisht përgatitjet për këtë ndeshje, ndërsa kundërshtari i tij do të mësohet vitin e ardhshëm.

Boksieri Qato ndër të tjera është shprehur “Ndeshja për titullin kampion të Anglisë ishte parashikuar të zhvillohej tani në dhjetor, por unë kam pësuar një dëmtim të lehtë, dhe për këtë aryse ndeshja është shtyrë për në 1 shkurt në Londër, jam duke nisur përgatitjet për këtë ndeshje, e cila ka shumë vlera pasi boksohet për titullin kampion të Anglisë dhe mua më del përpara një detyrë e vështirë për ta mbrojtur këtë titull që kam fituar vitin e kaluar”.

Boksieri shqiptar falenderon promotorin e tij Ylli Ndroqi për mbështetjen e pakufizuar si dhe kompaninë “Yldon”.

“Dua të falenderoj z. Ylli Ndroqi dhe kompaninë “Yldon” që më mbështet në cdo hap që unë bëj dhe pa mbështetjen e z. Ndroqi nuk do kisha këto rezultate, gjithashtu dua të falenderoj trajnerin tim si dhe të gjithë tifozët të cilët më mbështesin në cdo ndeshje “.

Në fund Qato ka dhënë dhe një urim për 100 vjetorin e Pavarsisë:
“Uroj gjithë shqiptarët për këtë 100 vjetor dhe të jemi gjithmonë të bashkuar!”
Kreshnik Qato stërvitjen do ta vazhdojë sërish në Francë për të qenë më pas gati më 1 shkurt për ndeshjen e titullit kampion i Anglisë, e cila do të zhvillohet në Londër.


Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.