Diskutimi i komisionit u përqëndrëua përsëri në krizën energjitike. “Nuk ka ende një faturë për shpenzimet e energjisë, pasi ka keqmenaxhim dhe shumë problematike. Gjithashtu nuk kemi faturë ekzakte për borxhet ndaj kompanive” tha Teliti.
Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, ka shtuar më tej se do të vijojë rritja e pagave dhe pensioneve edhe për 2013-ën ndërkohë që do të ulen shpenzimet për administratën nga 5.2 % në 5 %.
Ndërkohë që në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese është diskutuar për fondin e përcaktuar për ministrinë e ekonomisë e cila është përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm Deal Dervishi. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës janë përqëndruar në çështjen e privatizimit të Albpetrolit. Eduart Shalsi ka kërkuar shpjegime në lidhje me skadimin e aftatit.
Gjithashtu pa përgjigje u lanë edhe çështja e krizës energjitike dhe e 10 investitorëve të huaj. Komisioni i la afat ministrisë së ekonomisë që të kthejë përgjigje me shkrim brenda javës.
0 commenti:
Posta un commento