Rita: U ndamë sepse nuk isha kurrë e pranishme

Ajo është prej 24 orësh në të gjitha mediat rozë. Ndërsa ndarja e saj nga i dashuri dhe akuzat e këtij të fundit për tradhti zunë vend në shumë media të huaja dhe shqiptare, Rita Ora në një intervistë për “Glamour” thotë: U ndamë, sepse unë isha gjithmonë larg, nuk mund të funksiononte.

Duke pozuar për revistën, Rita ka folur për ndarjen nga i dashuri, Rob Kardashian. Ajo këmbënguli se të dy mbeten miq të mirë, por lidhja nuk mund të funksiononte për shkak të axhendës së saj të punës, e cila e mbante larg të dashurit.

“Nuk jemi më bashkë. Ne ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin për disa kohë, por nuk funksionoi. Unë nuk isha kurrë e pranishme. Isha si një fantazmë. Fillova të ndihesha keq për këtë dhe vendosa që ishte më mirë të mbanim thjesht miqësi, aq më tepër në një moment të tillë, kur për mua po ndodhin shumë gjëra”, tha Rita.

Përmes një postimi në Tuiter, një ditë më parë, ish-i dashuri e akuzoi Rita Orën se e kishte tradhtuar me 20 meshkuj gjatë kohës që kanë qenë të lidhur bashkë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.