AK shpall platformën për zhvillimin e bujqësisë


Aleanca Kuq e Zi ka prezantuar vizionin e ri për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri, nga ku ka premtuar se në 4-vjecarin e parë AK do të 3-fishojë buxhetin për bujqësinë dhe fshatin dhe do të 100-fishojë vlerën e tokës shqiptare. 


Në lidhje me gjendjen që ndodhet sot bujqësia shqiptare kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu, ka akuzuar PD dhe PS dhe e ka quajtur si tradhëti kombëtare ligjin 70501 për për ndarjen e tokës, pasi futi në konflikt social-politik qytetarët.


Rreth gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton në fshat. Sipas AK kjo popullsi që jeton në këto fshatra është ndër më të varfërat në Ballkan.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.