Fier, rritet dhuna ndaj grave, bum ankesash në Gjykatë


Rriten rastet e ushtrimit të dhunës ndaj grave në Fier. Sipas të dhënave gjate 3 mujorit te fundit prane Gjykates se Shkalles se Pare ne Fier jane depozituar 50 kerkesa per mbrojtje nga dhuna, pjesa me e madhe per dhune sistematike. 


Ndërkohë që rastet më të shumta të grave të dhunuara rezultojnë të jenë nga zonat rurale. Sipas psikologes Melina Bego ky fenomen po shenon rritje te shpejte vitet e fundit dhe kategoria me e prekur jane femrat ne zonat rurale për shkak të problemeve sociale.


Që nga fillimi i vitit ne Gjykaten e Fierit jane depozituar 150 kerkesa per urdher mbrojtjeje, nga te cilat 70 % kane gjetur mbeshtetje. Burime nga gjykata deklarojne se shkaku i dhunes mbeten problemet e mprehta sociale dhe ekonomike. Ne shume raste ka rezultuar qe kryefamiljaret jane perdorues te alkoolit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.