Një shtetas gjerman ka rënë në pranga, ndërsa është sekuestruar 6 kg drogë. Mbrëmjen e sotme në qarkun e Fierit, uniformat blu ne kuader te operacionit te koduar "Erresira 2" kanë ndaluar një person me origjinë gjermane, përkatësisht shtetasin Kremer Dimitrij, i cili po udhëtonte me një autobus me targa TR 46 79 S.
Gjatë kontrollit të ushtruar, efektivët e policisë kanë gjetur në valixhen e tij 6 kg canabis sativa, sasi të cilën e kanë sekuestruar më pas. Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast do ti kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.
0 commenti:
Posta un commento