Berisha: Decentralizim të tregut të energjisë


Kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria do të bëjë gjithçka që të bëhet prodhuesi kryesor i eksportimit të enegjisë së rinovueshme.
Duke folur në konferencën “Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit, Berisha ka theksuar se decentralizimi i tregut të energjisë është parësore për qeverinë
“Shqipëria ka një prespektivë të madhe energjitike dhe është jetike që ky potencial të vendoset në bazat më liberale të një tregu të decentralizuar dhe të rregulluar” tha Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha paketa e 3-të e BE-së synon garantimin e një konkurence të ndershme si një kusht themelor për lirinë e tregut të energjisë.
“Mbrojta e konsumatorit duhet të jetë një qëllim madhor i kësaj pakete.  Mbrojta më e mirë e konsumatorit është  liberalizimi maksimal i tregut dhe ndezja e konkurencës së lirë.  Ne jemi të vendosur të adoptojmë çdo rregull që tregu  energjitik në Shqipqri të jetë një segment i tregut europian dhe ndoshta segmenti më i hapur i tij.  Ne po kërkojmë lidhje me vendet përreth, si Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë dhe dotë ridemisionojmë lidhjen me Italinë” tha Berisha.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar sot se miratimi i paketës së 3-të të BE-së për energjinë  nga Shqipëria do të jetë një hap përpara për vendin tonë.
Sipas ambasadorit Sequi tregu i energjisë së Shqipërisë do të përfitojë shumë nga kjo paketë.
Të gjitha shtetet janë të detyruara të implementojnë rregullat për tregun e energjisë europiane dhe po kështu edhe Shqipëria si partnere e BE-së nuk duhet të mbetet pas në tregun e energjisë” tha Sequi.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.