Dita e 29 e grevës së urisë, Totozani viziton nga afër ish të përndjekurit


Në ditën e 29 të grevës së urisë, Avokati i Popullit Igli Totozani ka vendosur të shohë vetë nga afër gjendjen e ish të përndjekurve të ngujuar në cadrat e improvizuara në zonën e “Komunës së Parisit”. 

Totozani i është përgjigjur thirrjessë vazhdueshme të grevistëve për prezencën direkte të tij dhe jo përmes përfaqësuesve, ku është futur në cadrën e ish të burgosurve politikë dhe po njihet me shqetësimet dhe kërkesat e grevistëve. Një ditë më parë Totozani ju drejtua dje qeverisë për dialog me grevistët.


Më herët ish- të përndjekurit kanë denoncuar veprimet e dhunshme të policisë. Vetë grevisti Fatmir Lamaj deklaroi se kryeministri kërkon kufoma, ndërsa shtoi se ky është rasti i dytë i ndërhyerjes brutale të policise, pas incidentit të takimit të ish të përndjekurve me presidentin Nishani....



Nga ana tjetër edhe Partia Socialiste përmes Keti Bazhdarit ka akuzuar qeverinë se ka urdhëruar policinë që të largojë sheqerin dhe trisolin shumë të nevojshme për grevistët.

“Ështe e turpshme të shohësh si policia ndërhyn dhe kthehet në dietologën e grevës, dhe nuk lejon mjekët të na japin asnjë informacion. Berisha po drejton një regjim dhe me kujton Enver Hoxhën, sepse menjeherë pas daljes së Philip Reeker, Berisha jep urdhër tu heqë njerëzve edhe sheqerin dhe tritolin, të cilat ai i di mirë sa të nevojshme janë për organizmin e këtyre njerëzve”,- deklaroi Bazhdari.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.