Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti automobolistik në Shkodër. Aksidenti është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtojë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të lënduarit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë nisur kqyrjen e vendit të aksidentit për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Share
& Comment
Tweet