Formulari A3, shansi i fundit i kandidatëve për student gjendet online në ëeb sajtin e MASH dhe të AKP-së. Maturantët do të kenë mundësi ta plotësojnë atë nga data 31 tetori deri më 2 nëntor.
Por formularin A3 duhet ta plotësojnë disa kategori. Maturantët të cilët për shumë arsye nuk kanë plotësuar formularin A2, por dhe ata e kanë plotësuar A2 dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën në një preferencë më të lartë. Drejtori i agjensisë kombëtare të provimeve Alfons Harizaj thotë se plotësimi i këtij formulari do të jetë online.
Ndryshe nga vitet e kaluar, këtë vit vihet re një numër i lartë i vendeve të mbetura bosh i degëve më të kërkuara në treg. Në programin e studimeve “Mjekësi e përgjithshme” ka 20 vende të lira ndërsa në drejtësi 40 vende bosh. Përfituesit janë ata që plotësojnë formularin A3.
I gjithë procesi i regjistrimit për në institucionet e arsimit të lartë duhet të përfundoj brenda 13 nëntorit dhe kjo është faza e fundit e regjistrimit për kandidatët për student.
Share
& Comment
Tweet