Sequi: Luftoni informalitetin në treg


Bashkimi Euroian kërkon të gjenden mënyrat dhe të përmirësohet kuadri ligjor për të shmangur   informalitetin e kompanive që shërbejne në treg dhe në anën tjetër për të marrë masa në çdo rast abuzim që ka të bëjë më peshat e ushqimeve dhe karburantit, të cilat rëndojnë në dëm të konsumatorëve.

Për këtë arsye BE-ja dhe vendet e tjera të Europës kanë financuar një projekt në Shqipëri për bashkëpunimin e institucioneve si ministria e ekonomisë, autoriteti i konkurrencës, insitucioni i metrologjisë për të luftuar abuzimin e kompanive në treg për të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime jo cilësore. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Seqiu tha se nga BE-ja janë dhënë 7.7 milion euro nga taksapaguesit  për impelemtimin e këtij projekti që ndihmon qytetarët.
“Shembuj të këtij projekti janë marrë nga vendet e zhvilluar me qëllim gjetjen e këtyre abuzimeve dhe luftimin e tyre. Nga 2008 e në vazhdim janë investuar 7.7 milion euro nga taksapaguesit e BE për të drejtën e konkurrencës dhe për të shmangur infromalitetin. Ekonomia në vend kërkon kapacitet e duhura dhe burimet njerëzore sepse ky projekt së pari ndihmon qytetarët” tha Sequi.
Ndërsa Ministri i ekonomisë Edmond Haxhinasto tha se ndihma shtetërore për kompanitë për të rritur investimet dhe teknologjitë e reja është rritur me 31% krahasuar me 2008-ën.
Ndërsa ambasadori italian në Shqipëri Masimo Gaiani tha se vendi duhet të jetë i kujdesshëm në hartimin dhe zbatimin e politikave të tilla sepse është në një proces integrimi për në BE.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.