Linda Halimi: Jam seksi, por s’mund t’ju kënaq të gjithëve

Intervista/ Pse e kam mbajtur “burrin” të fshehtë dhe planet në Amerikë. Dasma dhe suksesi

Ka qenë një ndër më personazhet më të përfolura të momentit në mediat gossip. Linda Halimi, adoleshentja e hershme e grupit të dikurshëm “Ngropa”, tani një femër seksi që aspiron Amerikën. E martuar dhe me një reper në krah, ajo për rreth një muaj do të lërë Kosovën, ku tashmë ka investuar edhe në biznese të ndryshme për dobësimin e atyre që vuajnë nga mbipesha; do të largohet, por thotë se do t’ia dëgjojmë zërin… Linda tregon në këtë intervistë për “Standard” pakëz më shumë nga vetvetja, duke shuar ato paragjykimet prapanike për vajza adoleshente (si ajo pak vite më parë), të talentuara por jo të kuruara, që sapo shndërrohen, janë në qendër të komenteve, shpesh negative!
Linda, me çfarë po merresh për momentin?
Me shumë gjëra… Të hënën hapim qendrën e dobësimit në Prizren dhe këto dy javë kam qenë e mbushur me punë. Kam gjithashtu disa mbrëmje muzikore ku do këndoj për eventet e ambasadës së Austrisë, Amerikës etj. Zakonisht po këndoj vetëm në evente gala, u kam dhënë fund lokaleve.
Ti po bën një duet me Leonora Poloskën, apo jo?
Po, do të jetë një këngë e madhe. Leonorën unë e dua shumë, ajo është Tina Turner e trojeve shqiptare. E vlerësoj shumë.
Po në Shtetet e Bashkuara, është e vërtetë që do të ikësh së afërmi?
Po, besoj diku nga 10 nëntori. Do rri atje një vit e më pas do vij, ndoshta për të ndenjur këtu nja dy muaj.
Pra, paske shumë për të na treguar mbi projektet e reja…
Kam shumë projekte, por nuk dua të flas para kohe, sepse të gjithë artistët flasin para se të largohen për në Amerikë, por pastaj ndodh e kundërta. Për mua mjafton që të sjell diçka të bukur që ta realizoj kur të shkoj atje.
Kur u referohesh këtyre artistëve të tjerë, mos e ke fjalën për Bleonën?
Mirë, unë s’thashë emra (Qesh)
Po ndonjë projekt me Britney Spears, a ke?
Me Britney s'kam ndonjë plan ...
Do të thuash si Bleona?
Mirë, unë s'thashë emra (Qesh)
Pse ke vendosur të largohesh pikërisht në këtë moment, kur të gjithë po flasin për ty?
Po tani besoj se është koha që të tregoj diçka më shumë nga vetja. Dëshiroj të ekspozohem aty ku vërtet mund të arrish diçka, ndonëse konkurrenca është shumë e madhe . Mendoj se secili prej nesh ka veçantinë e vet dhe shpresoj të më ecë pasi jam në bisedime të ndryshme prej dy vitesh tashmë.
Tani që je bere fenomeni i momentit, a e ndjek shtypin?
Të them të drejtën, nuk futem kurrë në Google që të lexoj për veten, pasi më duket e kotë që të lexoj ato që kam thënë vetë, hahahah. Megjithatë, më vjen mirë që po dëgjoj gjëra të tilla, tek e fundit ky është qëllimi i çdo artisti - të jetë në vëmendje.
Kam parë e dëgjuar nga ata që të lëvdojnë e nga ata që të kritikojnë e thonë: Linda është këngëtare me vokal të mrekullueshëm, pse duhet të tregojë edhe linjat e trupit! Ndoshta e kanë për fotot e fundit që ke bërë... ose edhe për këngën disi erotike "I just wanna".
Mirë, unë e kuptoj që çdokush ka opinionin e vet për të dhënë. Nuk jam këtu për të kënaqur shijet e gjithë botës (Qesh) Nuk jam perfekte, as që dua të jem! Unë do bëj atë që mendoj se ia vlen, pastaj nëse dikujt i pëlqen e dikujt jo, kështu e ka kjo punë. Ne dijmë, e njohim talentin, por kemi inat ta pranojmë… Unë po iki diku ku njerëzit nuk e kanë krenarinë tepër të madhe për të thënë : Më pëlqen. Disa sikur nuk e pranojnë dot që unë jam rritur dhe s'mund të jem më ajo “Linda e vogël”. Kam aq vetëbesim sa të tregoj edhe anën time sensuale, seksi, e bukur apo e shëmtuar.
E njëjta gjë pak a shumë ndodh në Tiranë me Samanta Karavellën…
Samanta më pëlqen shumë, është femër shumë e bukur, me karakter të fortë e shumë e talentuar.
Jemi kureshtarë të dimë se përse e ke mbajtur sekret lidhjen tënde dashurore?
Po aty është pjesa më interesante. Kur mban disa gjëra pak më misterioze, kjo ka lezet më të madh, pasi jemi popull shumë kureshtarë dhe kur thuhet gjithçka pastaj, sikur s’je më interesant. Ama kam arsye përse nuk flas, jo se dua të bëj interesanten, vërtet!
Dimë që vitin tjetër për ty ndoshta do të ketë dasmë… është e vërtetë?
Po, dhe do ta bëjmë në një vend të pazakontë, nga i ka rrënjët i dashuri im. Në një shtëpi në plazh, ku do ketë disa qindra të ftuar.
Së fundmi, Linda, të uroj suksese e të përgëzoj për thjeshtësinë…
Ashtu kam qenë gjithmonë zemër. Në radhë të parë s'duhet harruar të jesh njeri. Suksesi nuk zgjat shumë, plakesh, vdes, s'ia ndien kujt më për ty. Të paktën të lësh një kujtim të mirë, pse jo?! Unë jam unë, Linda që më njohin ata që më njohin. Njeriu, artisti, tregon atë që është nga përbrenda në fakt, thelbin.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.