Lorik Cana fillon te flas per dashurine
Nese mundohemi t'i rendisim te gjitha femrat e perfoluara te Lorik Canes, mesiguri lista do ishte mjaft e gjate. Megjithese, ai kurr nuk doli haptas ne media, te flas per dashurite e veta, pervecse duke i mohuar apo heshtur ato, por ja qe gjerat tani kane ndryshuar.
Ne nje interviste per "Pasdite ne Top Channel" ai rrefeu jeten e tij gjere e gjate, dicka qe kishim degjuar edhe me pare, pasi si superyll qe eshte, ka dhene me "miliona" intervista, por, ajo qe na la pershtypje eshte fakti qe ai filloi te flas per dashurine ne nje menyre me konkrete, nje gje qe nuk e kishte bere me pare.
Me ne fund, Lorik Cana u hap dhe na tregoi, ate qe gjithmone donim ta degjonim: Eshte kryekembe i dashuruar! Nuk eshte shqiptare, as angleze, as franceze e as libaneze, e as ku ta dime se cfare, por vajza qe ka rrembyer zemren e tij eshte nje vajze italiane nga Roma. Nje studente e arkitektures me te cilen eshte i lidhur ka nje vit.
"Me Moniken njihemi prej nje viti... E dashuroj shume dhe e plotesojme njeri-tjetrin...pershtatet me rutinen time... i di nevojat e mia dhe me mbeshtet.", ka thene Lorik Cana, dhe ketu cdo enderr apo shprese e femrave tjera merr fund.
Pas gjithe atyre "peripecive" qe ai kaloi, duke nderruar femra poshte e larte, shtet me shtet e breg pas bregu, kerkoi e kerkoi dhe e gjeti shpirtin binjak mu ne mes te Romes. Nuk i dihet e ardhmja e kesaj lidhje, por Loriku, per momentin i "verberuar" nga dashuria, shpreson te shkoj gjithcka mire. Se cka nenkupton kjo, duhet te presim e te shohim.
Share
& Comment
Tweet