Inis Gjoni rikthehet me projekt te ri

Inis Gjoni ka vendosur te kthehet. Komedia "Klani i te divorcuarave", qe e sjell serish ne teater dhe Coco Antonel qe i ka ndryshuar jeten


Regjisorja Inis Gjoni rikthehet ne skenen teatrore, ben te ditur "Bluetooth", pas nje viti mungese gjate te cilit, statusi i saj ka ndryshuar, ajo u be nene e nje vajze shume te bukur me emrin Coco Antonel.

Nen interpretimin e Romir Zalles, Adriana Tolkes e Jonida Vokshit, nen skenografine e Beqo Nanajt dhe koordinim te Julia Sinanajt, regjisorja premton te na befasoj me nje komedi per femren dhe forcen qe mban ajo brenda vetes.

Komedia "Klani i te divorcuarave" qe e risjell ne teater Inis Gjoni, eshte veper e autorit Alil Vardar, me origjine shqiptare, i cili jeton dhe punon ne France.

"Ne kete veper trajtohet nje problem shume shqetesues per shoqerine ne Shqiperi dhe ne mbare boten, sic eshte familja, e cila duket se po e humb magjine e saj, per shkak te numrit te larte te divorceve...", ka shpjeguar regjisorja Inis Gjoni ne intervisten e dhene per "Bluetooth".

Por ky eshte vetem fillimi i rikthimit te saj, pasi regjisorja, tashme nene e dedikuar, ka premtuar surpriza te radhes dhe ka ftuar lexuesit te behen pjese e shfaqjes, qe do kete premieren ne fillim te nentorit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.