Bukuroshet e “Miss Globe 2012” janë njohur me vlerat e vecanta të historisë , traditës dhe kulturës shqiptare.
Të shoqëruara nga regjisori dhe producenti Petri Bozo dhe drejtori i Institutit Albanologjik Shqiptar Ardian Marashi, bukuroshet e ardhura nga e gjithë bota kanë bashkuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës në të njëjtën kohë antiken, modernen dhe traditën shqiptare.
Regjisori Petri Bozo tha se ky është një rast i mirë që nëpërmjet këtij Muzeu vajzat të kenë mundesi të njihën më shumë rreth historisë së këtij vendi.
Gjatë shpjegimit të tij, Drejtori i Institutit Albanologjik Shqiptar Ardian Marashi është ndalur tek vecantia e gjuhës shqipe.
Gjatë kësaj vizite miss-et e veshura kuq e zi janë surprizuar nga historia e pasur dhe antike e popullit shqiptar dhe kanë shijuar të gjitha objektet dhe fotot e ndodhura ne pavionet e periudhave te ndryshme.
Kujtojmë që na ndajne edhe pak dite nga show i madh i edicionit të “Miss Globe 2012″, i cili këtë vit mbahet në qytetin bregdetar të Vlorës me datën 10 nëntor.
Share
& Comment
Tweet