E ardhmja e trajnerit Allegri ne radhet skuadres se Milan sa vjen e behet me e paqendrueshme, per vete faktin se qe nga fillimi i edicionit kuq e zinjte nuk kane treguar shenja ringritje edhe pse pas cdo ndeshje flitet per nje gje te tille.
Humbja ne Champions League ndaj Gedafes edhe pse ne shifra minimale e ka perforcuar me shume bindjen se te Milan kriza tashme edhe bere edhe me e madhe. Mungesa e rezultateve ne kampin kuq e zi nuk po perjetohet mire nga askush, ndersa i vetmi qe mund te sakrifikohet per kete gjendje te krijuar eshte trajneri i Milan, Massimiliano Allegri.
Deri tani tekniku kuq e zi vazhdimisht ka patur mbeshtetjen e drejtuesve te klubit, ndersa tani duket se eshte sosur durimi dhe largimi i Allegrit mund te jete vetem çeshtje ditesh per te mos e çuar ne çeshtje javesh. Ka disa jave qe flitet se largimi i tij nga stoli i skuadres se Milan do te vije menjehere pas ndeshjes se radhes dhe humbjes se radhes.
Ndersa tani duket perballja me Genoven ne fundjave do te jete me te vertete fundi i Allegrit ne drejtim te skuadres. Ne qofte se edhe ne kete ndeshje ish tekniku i Kaljarit nuk arrin te marre nje rezultat pozitiv ne San Siro, atehere zerave qe po shtohen gjithnje e me shume per nje largim te tij do tu vije pergjigjja e duhur. Allegri nuk do te jete me ne udheheqje te skuadres, ndersa drejtuesve u duhet te mendojne per pasardhesin.
Atyre u duhet vetem te zgjedhin nder emrat e shumte qe kane qarkulluar dhe vashdojne te qarkullojne ne media. Ndersa ne rast te nje rezultati pozitiv Allegri do te vazhdoje te drejtoje Milan edhe per javet ne vazhdim, pasi kalendari eshte mese favorizues per kuq e zinjte, te cilet ne kater garat e ardhshme Milan do ti luaje tre ne fushen e tyre perballe publikut vendas.
Share
& Comment
Tweet