Buffon: Dominimi i Juventusit në Itali, pak për të thyer Europën


Dominuese ne Itali dhe nje skuader e lehte per kundershtaret ne Europe, ky eshte epiteti i vendosur ne Itali per skuadren e Juventusit, e cila e nuk e ka nisur ne menyren me te mire aventuren e saj ne Chempions pas disa viteve mungese. Me kete epitet eshte dakord edhe kapiteni i skuadres bardh e zi Gianluigi Buffon. Ne nje interviste te dhene per mediat italiane portieri i Juventusit nuk e ka fshehur kete fakt.


Ai ka thene se "kete gje jua kem thene edhe shokeve te mi. Ate qe bejme ne Itali nuk mjafton per te arritur sukses edhe ne Europe. Ne Itali nuk e kemi shume te veshtire per te dominuar, ndersa ne Europe ne jemi nje skuader normale. Me barazimet e arritura ne e kemi treguar me se miri kete fakt, por shpresat akoma nuk i kemi humbur. Shaktari eshte skuadra qe une e mendoja te kaluar ne grupe, ndersa ne do ti luajme shanset me Chelsin”- ka deklaruar Buffon.


Buffon pastaj flet edhe per te ardhmen si kapiten i Juventusit duke dekalruar se: “Nuk kam asnje dyshim qe do mbetem pjese e kesaj skuadre. Une kam qendruar edhe kur ishte ne serine B, prandaj une ju garantoj qe do te jem pjese e kesaj skuadre edhe per disa vite”.
Juventusi eshte ne nje situate te veshtire ne Chempions pas barazimit te trete radhazi, ndersa i duhet shume pune per te arritur kualifikim per ne fazen e 1/8. Rivaliteti do te vazhdoje deri ne garen e fundit, ndersa mbetet per tu pare se cila skuader do te beje hapin e gabuar mes Chelsit, Shaktarit dhe Juventusit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.