Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Delvinës pasi akuzohet për abuzim me të mitur.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi, Panajot Anagnosti, banues në fshatin Kranë të Delvinës pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 8-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Sipas policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së 47-vjeçarit, shtetases K.C.
Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për hetim të mëtejshëm të ngjarjes së rëndë, e cila ka shokuar banorët e kësaj zone.
Share
& Comment
Tweet