Plagos me thikë bashkmoshatarin, në pranga 17 vjeçari


Policia e Korcës ka vënë në pranga një adoleshent për plagosje të një bashkmoshatari të tij. Mbrëmjen e së premtes, blutë e këtij qyteti kanë arrestuar 17-vjeçarin me iniciale R.R pasi akuzohet për plagosje me thikë të bashkmoshatarit të tij me iniciale K.O.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të këtij qyteti. Materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.