Nje person është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se një shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende, është qëlluar me thikë në kokë nga një tjetër person, ku për pasojë është plagosur rëndë.
Ndërkaq i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha raportojnë se pacienti është paraqitur në spital me thikën e mbetur në kokë dhe si rrjedhojë po merr trajtimin mjekësor në kirurgjinë e spitalit.
Ngjarja e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më parë, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kane nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit si dhe po punojne për identifikimin dhe kapjen e autorëve që fshihen pas aktit të rëndë.
0 commenti:
Posta un commento