Pak dite me pare, Vali Corleone publikoi nje video ku deklaroi se Blero eshte bere menaxheri i tij. Videoja ishte e xhiruar ne studion e Bleros, ku dhe ishte i pranishem vet ai me nje gote te mbushur me alkool, por qe atehere nuk foli nje fjale. Mbetem skeptik por dhe ishim kurreshtar te dime se cfare risie do na sillte ky bashkepunim i pazakonte.
Dhe, ja qe gjerat filluan te sqarohen:
"Eshte e vertete. Kemi nenshkruar me Vali Corleonen dhe se shpejti do te vije kenga e titulluar "Absolut", nje kenge e zhanrit house. Kenga eshte punuar nga Blero Ent. dhe Rock City, ndersa do te lansohet jo me larg se javen e ardhshme. Me besoni, kenga do te jete hit i madh", ka deklaruar Blero, per Telegrafin, ku njeherit mesuam natyren e bashkepunimit te Corleones me Blero Entertainment.
Vali Corleone, me stilin e nje jete luksoze, deklaratat e tij te famshme me sens dhe pa sens, pergojimin e kengetareve femra te estrades etj. ka arritur te rrembej vemendjen e mediave te shkruara dhe televizive, qysh nga paraqitja e tij ne emisionin "Prive" qe me pas coi pluhur dhe u fol se ka paguar 2000 euro per nje prezantim te tille.
Rasti i Princit Vali eshte nje shembull konkret se si paraja, sikur leva e Arkimedit, mund te levize boten
0 commenti:
Posta un commento