Një cift burrë dhe grua kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për gjobëvënie ndaj një tregtari. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, bëri me dije se në sajë të një operacioni të efektivëve të Komisariatit nr.4 është arrestuar shtetasi Spartak Alia dhe Dhurata Kanaj.
Arrestimi i tyre u bë pas padisë së tregëtarit K. Merko 35 vjec, i cili ka bërë denoncimin e shtetasve të mësipërm për gjobëvënie.
Sipas zëdhënëses, Alia sëbashku me Kananaj kërcënonin tregëtarët, duke i futur në kurth, për tu bërë më pas shantazh me qëllim zhvatjen e pasurisë.
Karremi në gjithë këtë histori ishte vetë gruaja të cilën Alia e përdorte për joshje të tregëtarëve, më pas duke u prezantuar vetë si punonjës policie i shantazhonte ata nën kërcënimin se do niste precedim penal për shfrytëzim prostitucioni ndaj tyre nëse nuk paguanin gjobën.
Ndërkaq po sipas Katragjinit, Alia figuronte në listën e policisë si një person me precedente të mëparshëm penalë, konkretisht per vjedhje, kanosje etj.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Share
& Comment
Tweet