SHBA: Zonat e prekuara bëjnë përpjekeje të rimarin veten


Zona verilindore SHBA e shkatërruar nga uragani “Sandy” po ben perpjekje per te rimare perseri veten pas stuhisë se fuqishme qe e perfshiu ate, duke demtuar sistemin e transportit, shkeputjen e furnizimit te energjise elektrike per miliona njerez si dhe rritjen e numrit te viktimave ne te pakten 64 persona, e duke lene pas vetes nje kujtim te hidhur per shume te tjere.
Tregjet financiare u rihapën me Guvernatorin e Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili i ra kembanes se hapjes së burses se Nju Yorkut, dhe nisi të mbushe autobusët e qytetit me njerezit te cilet u shprehen te gatshem te fillonin menjehere nga puna me rregullimin e sistemit te metrosë se qytetit, e cila ndaloi se funksionuari menjehere pas përmbytjes se tuneleve te saj.
“Imazhi qe kemi perpara na ngjan shume me Londren apo me Dresdenin e pas luftes se Dyte Boterore” – ka thene Senatori i shtetit te Nju Jorkut, Charles Schumer. Ai ka shtuar se ne kete moment vendi ka nevoje per unitet kombetar sikurse banoret kane treguar edhe me pare gjate ngjarjes se 11 shtatorit.
Do te duhen dite e deri ne jave qe te flitet per nje rimekembje nga gjendja ne te cilen mungesa e energjise eshte ne mase, duke lene me shume se 6 milion konsumatore pa akses ne energji elektrike ne te gjithe rajonin. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare , Zhanet Napolitano, tha se stuhia “Sandy” mund të jetë më e shtrenjtë ne terma te kostos qe la pas,në historinë e SHBA.
“Sandy” goditi Bregun Lindor te vendit nje jave para nisjes se zgjedhjeve te presidenciale te 6 nentorit, duke ulur ndjeshem qellimin per te realizuar zgjedhje te parakohshme apo duke vene ne pikepyetje tashme edhe nese mjaft qendra votimi do jene te gatshme te hapen ne diten e zgjedhjeve.
E ndersa Obama perballet me rrezikun politik nese qeveria e tij deshton ti pergjigjet sic duhet situates, sic ndodhi ne rastin e George W. Bush qe tregoi dobesi ne menaxhimin e uraganit Katrina ne 2005.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.