Krimi brenda familjes trondit veriun, 71 vjeçari ekzekuton me armë zjarri të birin


Krim brenda familjes ka tronditur këtë të mërkurë veriun e vendit, ku një baba ka vrarë me armë zjarri të birin ne Has. Siç bën të ditur policia e këtij rrethi shtetasi Binak Nabolli, 71 vjec ka ekzekutuar me armë zjarri djalin e tij Ylber Nabolli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fashtin Kosturr, ndërsa blutë bëjnë me dije se dyshohet se Nabolli e ka vrarë të birin pas një konflikti për motive banale.
Menjëherë pas këtij akti tragjik forcat e policisë kanë bërë edhe arrestimin e 71 vjecarit. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së qarkut të Kukësit për ndjekje të mëtejshme të rastit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.