I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi i ka bërë thirrje Kinës që të luajë një rol më aktiv dhe të bëjë përpjekje në dhënien fund të dhunës në këtë vend të Lindjes së Mesme.
Këtë thirrje Brahimi e bëri pas takimit me Ministrin e Jashtëm Kinez, Yang Jiechi, në Pekin.
Takimi u mbajt disa ditë pas prishjes së armëpushimit ndërmjet qeverisë siriane dhe forcave të armatosura rebele.
Në Pekin Brahimi qëndroi pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Pas takimit me Lavrov, Brahimi kishte thënë se kriza në Siri është duke u përkeqësuar.
Rusia dhe Kina u kanë vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënonin dhunën e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Revolta popullore kundër regjimit të Assadit ka nisur që në mars të vitit të kaluar. Aktivistët thonë se mbi 35,000 persona kanë humbur jetën në luftime.
Share
& Comment
Tweet