Goli i pare i takimit vjen nga miqtë ne minuten e 40 edhe pse ata qe e kerkuan me shume golin ishin vendasit qe gjate gjithe lojes hidhen ne sulm per te gjetur rrugen e rrjetes, ndersa zihen ne befasi nga kundershtari qe tregohet me i qarte ne ndertimin e lojes dhe veprimeve sulmuese. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e miqve, ndersa ne te dyten vendasit tregohen me kerkues,duke e gjetur barazimin qe ne minutat e para te 45 minutëshit te dyte.
Gjoka arrin te riktheje qetësine per demat e kuq, te cilet nuk do te ndalen me kaq. Përpjekjet e të besuarve të Nikolin Çocllit vazhdojne te jene të shumta në pjesën e mbetur të lojës, ndersa arrijnë te gjejne epersine vetem ne minute e 76-të me ane te Linit që do t`i dërgonte në "qiellin e shtatë" të tijët, bashkë me tifozërinë e kuqe, tepër entuziaste dhe që nuk rreshti së përkrahuri skuadrën e zemrës.
Minutat e mbetura nuk do te sjellin ndonje gje te re, ndersa ndeshja perfundon me fitoren e demave te kuq me rezultatin perfundimtar 2-1. Kjo fitore eshte shume me vlera per Partizanin, pasi mund nje nga kundershtaret direkt per tu ngjitur ne supelige. Pas kesaj fitore te besuarit e Çoçllit forcojne pozitat ne renditje, duke u ngjitur ne vendin e dyte pasi kane grumbulluar 16 pike ne 8 ndeshje te luajtura, tre pike me pak se kryesuesit e kampionatit Lushja.
Share
& Comment
Tweet