![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiCKarEryevjh80yNUb_c6kvUUdi5lKirAFfpXdnXTszjpAFGCH1g34DWRZqgQDzWGaZcOUAGpj1olFAWGIzpBAKvNg4a3TnFBtwE4V3MyN5X95Q7hl7wzbhGukCz5KV0_pNqfY-cdxttA/s200/zbulohet+i+dashuri+i+greta+kocit.jpg)
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgy5LxTOmHEItgpreLnE_5-R2CkjgMWNZ8eZ7MhQQ4pwObxqPc6VO_lY2buRMtSsQH9MJ3Tuum48IiEWoPefpUpkN2FmYQMBar7fJ2z-v9qlR-UmiuzQ7ZrbT1Tbl3__-T_5BNhpD2jNY8/s320/zbuloet+i+dashuri+i+greta+kocit2.jpg)
Ajo na ka premtuar në çdo intervistë që asnjëherë nuk do ndante asgjë nga jeta e saj private me ne. Ndërkohë ne u kemi premtuar lexuesve që do përpiqemi që të sjellim sa më shumë lajme nga jeta private e personazheve të njohur, pasi kjo është pjesë e kuriozitetit të tyre. Dhe ja ku jemi me lajmin e radhës, të shoqëruar me foto. Më në fund zbuluam të dashurin e këngëtares Greta Koçi. Mësuam se në provat tek “E diela shqiptare” atë e shoqëronte një djalë. Dhe, pasi siguruam fotot, u interesuam për lidhjen mes tyre dhe ja çfarë mësuam: I dashuri i Gretës quhet Etion, sapo është diplomuar për Stomatologji, profesion që e ka edhe vëllai, por edhe babai i tij. Ka disa kohë që frekuentohet me Gretën, kanë vendosur të fejohen, pasi tashmë edhe prindërit e dinë si histori. Detajet e tjera presim të na i tregojë vetë Greta. Ne urojmë që gjithçka të shkojë mirë në lidhjen e saj.
Share
& Comment
Tweet