Moderatorja e njohur e programeve televizive në “Top Channel” do të prezantojë këtë edicion të “Vip Shpija”, një nga spektkalet e ndjekura në Kosovë dhe Shqipëri, ku bëjnë “reality show” njerëz të famshëm. Spektakli që do të transmetohet dhe nëpërmjet plaftormës “Digitalb”, ishte planifikuar të prezantohej nga Jonida Vokshi, vajza e cila njihet edhe si imazh i kësaj platforme. Por nuk dihet pse planet kanë ndryshuar, që në vend të Jonidës të vendosej Albana, e cila nëpërmjet rrejeteve sociale ka shprehur lumturinë e saj për prezantimin e këtij formati, duke premtuar njëkohësisht dhe cilësi të lartë gjatë këtij edicioni. Albana do të shpërngulet kështu për të jetuar në Kosovë, pasi do t’i duhet të jetë e angazhuar me provat, njohjen me banorët e famshëm që do të hyjnë në bashkëjetesë me njëri-tjetrin dhe elementet e spektaklit. Ndërkohë kanë mbetur vetëm pak ditë deri në startimin e këti “reality show”, në këtë edicion të tretë. Mediat kosovare e kanë cilësuar këtë herë “e treat e vërteta” për “VIP Shpija”, duke komentuar se dy edicionet e kaluara, ndonëse të mbushura me personazhe të famshme kosovare, nuk arritën të sjellin suksesin e nevojshëm. Më tej në këto portale thuhet se pritet që këtë edicion të ketë rritje të cilësisë dhe shikueshmërisë për faktin e ndryshimeve që janë bërë. Fillimisht ky format do të transmetohet në platformën “Digitalb” dhe “Ipko”, ndryshe nga edicionet e mëparshme që janë transmetuar në “Kujtesa”. Nga ndryshimet themelore të përmendur nga gazetarët kosovarë është pikërisht ndërrimi i prezantuesëve të “VIP Shpija”. Dy edicionet e para u prezantuan nga Shuki, ndërkohë që ka shkaktuar pritshmëri në publik lënia e prezantimit Albana Osmanit. Gjatë verës ajo drejtoi në “Top Channel” programin “Poke”, një emër i frymëzuar nga rrjeti social “Facebook”. Ideja për realizimin e këtij emisioni argëtues të të shtunave në “Top Channel” ishte inicuar nga komunikimi virtual përmes internetit, një emission ku Albana ishte dhe autor. Albana Osmani u shfaq në këtë format të ri pas eksperiencës së saj për herë të parë si prezantuesja e “Fun Club” në Top Channel, programi i të dielave me protagonistë personazhet e skualifikuar nga “Big Brother”.
Share
& Comment
Tweet